Dega e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë 10 në Tiranë është shkrirë, duke iu bashkuar përfundimisht Partisë Socialiste.
Mes qindra anëtarëve, partinë e Ilir Metës e ka braktisur edhe ish-drejtuesi i LSI-së, Taulant Kalo i cili ditën e sotme u shfaq në krah të Erion Veliajt dhe Fatmir Xhafajt.
Veliaj shprehu mirëseardhjen në PS e cila është një familje e madhe socialiste, që nuk diskriminon askënd.