Prokuroria pranë Gjykatës së Krimeve të rënda ka vendosur nën hetim pasuror shoferin e osh- ministrit Saimir Tahiri.

Asetet pasurore dhe llogaritë bankare të gentian Cekës do të hetohen nga grupi i prokurorëve që kanë nën hetim dosjen ‘Habili- Tahiri’.

Gentian Ceka ishte njeri shumë i afërt i ministrit Tahiri, si në sjelljet familjare ashtu edhe në aferat e dushkuara si ‘kriminale’ me të cilat janë përfituar shuma ë mëdha të hollash dhe pasuri tjetër.

Emri i tij është përmendur në dosjet e krijuara nga përgjimet si dhe është dëshmuar nga vetë biznesmeni Orest Sota që u pak me makinën e tij, në bordin e të cilës ndodheshin patentat e lundrimit të Saimir Tahirit dhe një shumë prej 836 mijë euro.

Prokurorët nuk kanë dhënë asnjë hollësi se çfarë dyshimesh rëndojnë mbi shoferin  Tahirit, Gentian Ceka.

Veritas.com.al/