Makina tip Mercedes, Taksi, është gjetur në fshatrat e Kavajës, në zonën e Bashtrovës. Trupi i pajetë i shoferit Faik Fezgaj është gjetur i pa jetë brenda në makinë.

Faik Fezgaj ishte zhdukur mbrëmë. Kolegët e tij ishin të shqetësuar. Ata thanë se Faiku ka rënë pre e grabitësve edhe dy herë të tjera. Grabitja e taksistëve ka ndodhur rëndom në vendin tonë.

Vendi ku është gjetur makina dhe trupi pa jetë i drejtuesit të saj, është një kanal i thellë, katër metra thellësi, i mbushur me ujë.

Dyshimet e  para pse mund të ketë ndodhur ngjarja tragjike, bien mbi ndonjë gabim të vetë shoferit gjatë drejtimit të makinës.

Por ndërkohë po punohet në pista të tjera, kriminale.

Veritas.com.al