Mëngjesin e kësaj të mërkure, Mateo Vasiu duhej të ulje në bankën e tij, si çdo ditë, por 38-vjeçari Klodian Çalamani i ndërpreu atij jetën në mes, pa e filluar mirë akoma. Në kujtim të shokut të tyre, nxënësit e klasës së tretë në shkollën ‘Thanas Ikonomi” në fshatin Greçalli kanë vendosur një tufë me lule e po ashtu edhe disa vizatime të punuara nga Mateo.
Vdekja e Mateos ka prekur të gjithë shqiptarët që sot janë në zi, e aspak të lehtë e ka edhe mësuesja e tij kujdestare. E ndodhur përballë një tufë lulesh në bankë në vend të nxënësit të saj, ajo nuk mundet t’i mbajë lotët, ndërsa për mediat e ka të pamundur të bëjë qoftë edhe një koment.