Janë shoqëruar në polici Robert Budina dhe Kreshnik Merzhani, pasi u mblodhën këtë të martë para Teatrit Kombëtar për të dhënë një komunikatë për mediat.
Policia me forcat Shqiponja shpërndanë grumbullimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, dhe shoqëroi në komisariat aktorin Budina dhe arkitektin Merzhani.
Shoqërimi i tyre u bë pasi ishin ata dy personat që mbajtën komunikatën për mediat në ambientet e jashtme të Teatrit.
Para ambienteve të Teatrit ishin rreth 10 persona të cilët u shpërndanë nga policia në kushtet kur nuk lejohet asnjë grumbullim në këto ditë të vështira që vendi po kalon me situatën ndaj koronavirusit.
Edhe pse orari është në fashën e lejuar për qarkullim, asnjë person nuk lejohet të dalë nga shtëpia nëse nuk është për punë, për të blerë ushqime e ilaçe, apo për arsye emergjente.