(FOTO: Makina policie në kërkim të autorit të shpërthimit)

Vetëm pak më parë, as një orë, në shëtitoren kryesore të Durrësit që mban emrin “Taulantia”, në një makinë ka shpërthyer një sasi eksplozivi, që mendohet të jetë tritol. Por nuk ka dëme të mëdha, përveç disa dëmeve në makinë. Në kohën e shpërthimit në makinë nuk ndodhej asnjeri, njofton Durresi Lajm.com.

Ekspertët e krimit e lexojnë këtë akt agresioni, “me pak sasi eksplozivi” si një paralajmërim për nesër dhe jo si në qëllim për ta “asgjësuar sot”. Kështu i lexojnë ekspertët marrëdhëniet e ftohta mes autorit dhe viktimës në krim.

Sidoqoftë, shpërthimi në mes të bulevardit ka shkaktuar frikë te kalimtarët dhe qytetarët e tjerë.

Makina ishte e llojit Land Rover, Fuoristradë, me pronar A.S. Po thuhet se objektivi i sulmit ishte një nga zyrtarët e lartë të ALUIZNI-t në qytetin bregdetar dhe i afërm i kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e shpërthimit dhe identitetin e autorit.

Veritas.com.al/