(FOTO: Pamje nga vendi i ngjarjes)

Një shpërthim fishekzjarresh në tregun më të madh të fishekzjarreve në Meksikë ka shkaktuar të paktën 29 të vekur dhe 70 të plagosur në Tultepec, në afërsi të Meksikos, kanë njoftuar autoritetet meksikane.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 14:50 me orë lokale (20:50 me tonën) në këtë treg i specializuar për produktet piroteknike që mbledh tradicionalisht vizitorë të shumtë me afrimin e festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri.

“Njëzetepesë njerëz vdiqën në vend, 3 të tjerë në spital, çka e çon bilnacin e njerëzve që kanë humbur jetën në 29”, deklaroi mbrëmë guvernatori i shtetit të Meksikos, Eruviel Avila.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një seri shpërthimesh të frikshme. Trehu është zhdukur plotësisht.

Pas tri orë përpjekjesh të mundimshme zjarrefikësit kanë mundur të shuajnë zjaŕret.

– ‘Dridhej toka’ –

Ushtarë dhe policë janë përfshirë në operacionin për shpëtimin e njerëzve dhe evakuimin e viktimave, të lënduar me plagë djegieje, drejt spitaleve me autoambulanca dhe helikopterë.

“Dëgjuam shpërthime, menduam se vinin nga një punishte fqinjë prodhimesh piroteknike”, tregonte për AFP-në një banore e lagjes, Alejandra Pretel. “Dridhej toka”, tregonin dëshmitarë të tjerë.

/Veritas.com.al/