Policia e shtetit ne bashkëpunim me Drejtorinë e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve kanë nisur një hetim për sa i përket lëndës plasëse së hedhur mbrëmë në pjesën e rrethimit të jashtëm të burgut të Fushë Krujës.

Ndërkohë në burgun e Fushë Krujës pas ngjarjes është kontrolluar i gjithë perimetri i sigurisë por edhe çdo qeli e burgut.

Mësohet se nga kontrolli nuk është gjetur asnjë send i palejueshëm tek të burgosurit.

Po ashtu do të kryhen verifikime për personat që kanë takuar së fundmi të burgosur me rrezikshmëri të lartë.

Dyshimet paraprake janë se kemi të bëjmë me një lëndë plasëse e përberë me nitrat dhe elementë tretës, e cila dyshohet se është hedhur nga jashtë burgut për tek pjesë e gjeneratorëve që është rreth 200 metra larg Administratës së burgut.

Rrethimi i qelive të burgut është më larg.

Policia nuk përjashton asnjë nga pistat, kërcënim mesazh apo tentativë arratisje të ndonjë të burgosurit.

Aktualisht, grupi hetimor ka mbledhur kamerat e shumta të vendosura në rrethim, për identifikimin e autorit të vendosjes së kësaj lënde plasëse./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *