Momentalisht zoti Lulzim Basha sapo ka zënë vend në një drekë i ftuar nga shtatë ambasadorë të shteteve aleate që janë akredituar në Shqipëri.

Kohët e fundit po vihet re se kryetari i Opozitës, Basha, i cili kryeson edhe protestën qytetare për zgjedhje të lira, po takohet më shpesh me ambasadorët e vendeve mike, sidomos në takime të përbashkëta në dreka pune.

Sot takimi po zhvillohet te “Piazza” në qendër të Tiranës.

Kjo është dreka e tretë me ambasadorët e akredituar në vendin tonë, e nisur pak kohë fillimisht nga një takim i ngjashëm me ambasadorin amerikan, Donald Lu.

Basha ka deklaruar se nuk lëviz nga kërkesa e tij për një qeveri teknike, që nga 18 shkurti. Paralelisht me nisjen e protestës, deputetët e PD-së dolën nga parlamenti dhe punimet e tij në seanca plenare ose në komisione.

/Veritas.com.al/