Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare iu shkojnë në ndihmë 12 turistëve që rrezikuan të mbyteshin në det ndërkohë që lundronin me 2 mjete lundruese skafe.

Njëri nga mjetet lundruese (me 8 pasagjerë, 3 prej tyre të mitur) pësoi defekt në mes të detit, në Vilun, Velipojë, ndërsa mjeti tjetër lundrues (me 4 pasagjerë) u përplas me gurët dhe rrezikoi të fundosej në vendin e quajtur “Bishti i Pallës”, Durrës.