Mes kufirit të Thethit e Valbonës për shkak të terrenit të thepisur, ditën e sotme 3 turistë çekë mbetën të bllokuar për disa orë në humnerë në zonën e Bjeshkës së Dushajt, dhe u shpëtuan nga policia e Kukësit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se çekët, dy vajza dhe një djalë, janë në gjendje shumë të mirë shëndetësor.
Për shpëtimin e tyre, u kërkua ndihma e helikopterit, i cili fillimisht mbeti i bllokuar për shkak të mjegullës. Turistët ishin duke eksploruar zonën ku për shkak të terrenit u izoluan në një zonë e cila është e vështirë për t’u përshkuar me automjet.
Ndërkohë, një tjetër turist, gjerman edne nuk eshte gjetur nga autoritetet pasi humbi gjurmët në Karaburun. Turisti gjerman, rreth 73-vjeç humbi rrugëtimin teksa ishte ngjitur në gadishullin e Karaburunit. Policia e Orikumit ka kërkuar gati 12 orë për të gjetur vendndodhjen e 73 vjecarit gjerman së bashku me qenin e tij i cili prej mëngjesit te djeshëm kishte humbur kontaktet.
Kujtojmë se një incident i ngjashëm pranë qafës së Valbonës është raportuar vetëm pak javë më parë, ku 4 alpinistë u blokuan ndërsa njëri prej tyre pati dëmtim në këmbë.
4 alpinistët u evakuuan me helikopter, ndërsa i dëmtuari u shoqërua drejt spitalit të traumës në Tiranë.