Nga Artan Gaçi, deputet i Partisë Socialiste
Duhet te heqim dore nga smira kolektive: Në Mal të Zi, partitë shqiptare bashkohen në një parti të vetme. Lajm i madh.
Në Kosove vazhdon debati për demarkacionin
Maqedoni, maqedonasit nuk pranojnë gjuhën shqipe si gjuhë të dytë.
Greqi, ambasadorja e Greqisë në Tirane flet si e “ëma e Zeqos në majë të thanës” për çamët e për kufirin detar. Tema të mëdha, por Shqipëria mëmë nuk ju ndihmon dot bashkëkombës se kemi ngjarjet tona.
Shqipëri, zbulohet një aeroport droge, shpëtohet një kotele, ikën një biznesmen me barrelë, dhe vjen në parlament amendimi për ligjin e mbetjeve.
Këto vetëm këtë javë.
Investitori qe la Shqipërinë me barrele ishte nje pamje e dhimbshme, ndërsa ngjarja qe e detyroi te largohej për mua është terrorizëm i pastër. Terrorizëm ndaj cdo sipërmarrësi vendas, apo me keq akoma te huaj.
Terrorizëm ndaj te ardhmes jo vetëm te turizmit por edhe te Shqipërisë.
Prej 25 vjetësh vazhdon te përsëritet e njëjta histori. Biznesmenë qe guxojnë, provojnë dhe thuajse gjithmonë dështojnë.
Kështu ndodhi me Kakomene qe na çoi 10 vjet mbrapa ne turizëm, kështu ndodhi edhe këtë jave, qe na çoi pas edhe 10 vjet te tjera.
Duhet te mbaroje kufiri i Shqipërisë qe te fillojnë rezortet e investimet, qofte ne jug ne Greqi, apo veri ne Mal te Zi.
Qeveri me te paafta qe kemi pasur ne këto 25 vjet, nuk ka pasur asnjë vend ne Europe për te terhequr investitorë e për te shfrytëzuar potencialin turistik te vendit. Rezultatin e shohin te gjithë.
Besoj fort se kemi te gjithë një rol për te luajtur.
- Fjala në seancë plenare të Kuvendit