Ish-kryetari i Bashkisë së Bogotas dhe kandidati për President të Kolumbisë, Enrique Penalosa, ka deklaruar se shpreson që gjyqi ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj të jetë i drejtë.

Në një postim në rrjete sociale, Penalosa thotë se Veliaj është mbajtur për më shumë se një vit në paraburgim dhe kjo nuk është shenjë e mirë për gjyqin e tij.

Ai e vlerëson Veliajn si njeriu që bëri punë të jashtëzakonshme për Tiranën dhe si një zë i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën urbane.

“Shpresoj që gjyqi ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të jetë i drejtë. Mbajtja e tij në paraburgim, për më shumë se një vit, nuk është shenjë e mirë për gjyqin, që më në fund ka filluar. Gjithçka që di është se, për afro 10 vite, ai bëri punë të jashtëzakonshme në qytetin e tij dhe ishte një lider i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën urbane. Ky proces do të ndiqet nga shumë sy të komunitetit ndërkombëtar, me shpresën që drejtësia do të triumfojë”, shkruan Penalosa.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *