Shqipëria dhe Kosova mbajnë këtë të premte, 20 Dhjetor, mbledhjen e përbashkët të Kuvendeve respektive.

Të pranishëm në këtë takim do jetë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, bashkë me kryetarët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, Niko Peleshi dhe Gazment Bardhi. Takimi do të nisë në orën 11:00, me ekzekutimin e Himneve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo është mbledhja e dytë mes dy parlamenteve, të cilët për herë të parë u mblodhën në një takim historik më 27 nëntor te vitit 2022 në Kuvendin e Shqipërisë.

Agjenda dhe pjesëmarrësit:

  • Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës
  • Elisa Spiropali, Kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
  • Mesila Doda, Kryetare e Grupit Parlamentar Demokraci dhe Integrim, Kuvendi i Shqipërisë
  • Besnik Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës
  • Fatmir Mediu  Anetar i Grupit Parlamentar  Aleanca për Ndryshim, Kuvendi i Shqipërisë
  • Enis Kervan, Kryetar i Grupit Parlamentar  Multietnik, Kuvendi i Kosovës
  • Arben Gashi, Kryetar i i Grupit Parlamentar  të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
  • Gazment Bardhi, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Kuvendi i Shqipërisë
  • Abelard Tahiri, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Kuvendi i Kosovës
  • Niko Peleshi, Kryetar i Grupit Parlamentar  të Partisë Socialiste,
    Kuvendi i Shqipërisë
  • Mimoza Kusari-Lila, Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Kuvendi i Kosovës
  • Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
  • Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës/