
Rama: Po negociojmë me një vrrull të jashtëzakonshëm për të mbyllyr në një har kohe rekord absolut, duhe tia tregojmë njerëzve tua vëmë realitetin para syve. Mali I Zi I ka nisur ne 2012 kur ne nuk ishim akoma kandidat, Serbia në 2014, Ndërsa Maqedonia e ka marrë statusin ne 2005 dhe ende nuk ka nisur negociatat. Kemi shansin historik t’i mbyllim për 3 vjet, po nuk duhet të humbasim asnjë minut.
T’i cojmë një mesazh BE duam pasaportën e BE për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është një ambicie që deri pak vite më parë do dukej cmenduri. Ne vërtetë nuk kemi viza për të lëvizur në Europë, por nuk kemi as të drejtë për të ndaluar në një vend të BE, ndaj na marrin në pyetje kur arrijmë në kufijtë e BE, që kthen pasaportën parë e mbrapsht dhe nisin pyetjet ku po shkon, sa do rrish sa para ke me vete, dhe kur do ikësh. Është një histori që mund të vazhdojë gjatë nëse ne bashkë nuk e mbyllim sëbashku duke I bënë kapak. Ne mund ti sigurojmë cdo shqiptari pasaportën e Shqipërisë 2030. Për pasaportën e BE na duhet një mandat i fortë, ndaj kush e do pasaportën e BE, duhet të japë kontribut që Shqipëria të hyjë në BE, dhe kontributi është investimi i votës në nr. 5.
Këtë duhet ta bëjmë të qartë për të gjithë. Cdo luhatje cdo ndalese, konfuzion e bën afatin e 2027 të digjet. 1000 vajza e djem janë në zyra e punojnë për negociatat, me një axhendë shumë të ngjeshur. Ndërkohë që janë edhe reformat për t’u thelluar dhe s’mund ta bëjë kush tjetër vec nesh
Komente