Kryeministri Edi Rama, në prezantimin e Shqipërisë 2030 dhe të programit ekonomik, u shpreh ndër të tjera se edhe BE-ja synon sot të bëjë pjesë të sajën Shqipërinë.

“Ylli i fatit tonë është rreshtuar me yjet e BE-së. Tani edhe BE-ja kërkon të na marrë brenda gjirit të vet sa më parë. Po negociojmë me vrull për të mbyllur në një kohë rekord negociatat. Mali i Zi i ka nisur negociatat në vitin 2012 kur ne nuk ishim akoma kandidatë për BE-në, ndërsa Maqedonia ndërroi edhe emrin për t’u bërë pjesë e BE-së, e kishte marrë statusin kandidatat në vitin 2005. Tashmë na duhet të mos humbasin edhe asnjë minutë. Ti çojmë BE-së një mesazh, duam pasaportën e BE për çdo shqiptar”, tha Rama.

Më tej, kryeministri u shpreh se PS është e vetmja forcë politikë që garanton drejtësinë.

“Ne e dorëzuam shpatën. Sot, ajo shpatë është në duart e SPAK-ut. Sot, ajo peshore është në duart e Gjykatës Speciale dhe sot ne jemi garantët e vetëm të kësaj historie të re, të cilën bufi i kënetës, bashkë me të gjithë të tjerët rreth tij përbetohen e betohem se do ta kthejnë përmbys”, tha Rama. (

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *