Shqipëria ka shpallur  persona të padëshiruar (non grata) ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia si dhe një zyrtar tjetër tjetër të ambasadës, pasi dyshohet se janë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.

Burime nga Ministria e Europës dhe e Punëve të Jashme bëjnë me dije se vendimi i Shqipërisë për shpalljen e ambasadorit iranian dhe zyrtarit tjetër si të padëshiruar është marrë në konsultim me vendet aleatë, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.

Kujtojmë se ambasadori iranian në Tiranë, Gholamhossein Mohammadnia, është akuzuar nga muxhahedinët në vendin tonë si agjent i shërbimeve sekrete iraniane.

Veritas.com.al/