Shqipëria ka bërë progres shumë të madh drejt Europës.
Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca deklaroi se Shqipëria brenda kohe do të zhvillojë tryezën e parë ndërqeveritare.
“Rama ka marrë një “PO” të madhe nga Bashkimi Europian, jemi afër një momenti shumë të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë drejt Europës. Shqipëria ka bërë shumë progres dhe tani është pranë momentit për fillimin e negociatave”, tha Soreca.