Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka u shpreh sot se Shqipëria është gati të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë.
Duke shpërndarë një postim në Twitter të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Xhaçka theksoi se, ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre.
“Shqipëria është gati të presë qindra afganë, jeta e të cilëve kërcënohet nga përkeqësimi i situatës së sigurisë. Ne qëndrojmë krah për krah me aleatët tanë, të gatshëm për të garantuar sigurinë dhe mirëqenien e tyre”, u shpreh Xhaçka.
Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi sot një deklaratë të përbashkët të bashkësisë ndërkombëtare mbi situatën në Afghanistan.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken theksoi se, “Shtetet e Bashkuara i bashkohen bashkësisë ndërkombëtare në pohimin se afganët dhe qytetarët ndërkombëtarë që dëshirojnë të largohen duhet të lejohen ta bëjnë këtë. Rrugët, aeroportet dhe vendkalimet kufitare duhet të qëndrojnë të hapura dhe qetësia duhet të ruhet”.
VERITAS.COM.AL