Teksa paraqiti projektin e “OSHEE Charge” për makinat elektrike, kryeministri Rama foli dhe për sektorin e energjisë, i cili sipas tij ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm.
Kreu i qeverisë shpjegon se duke filluar nga viti i ardhshëm do të nisë vendosja e matësave inteligjentë të energjisë që do të përmirësojë shërbimin dhe do të ulë humbjet në rrjet.
“OSHEE do ta shtrijë kapacitetin edhe në karikimin e mjeteve elektrike. Ky është një lajm i mirë që vjen në një moment pozitiv për sektorin e energjisë që është kthyer në një sektor ku inovacion ka zënë hapësirën e vet. Vitin e ardhshëm do të kemi fillimin e punës transformuese për matësat e energjisë duke kaluar tek ata inteligjentë. Vitin e ardhshëm 350.000 të parët. Brenda mandatit do përmbushim këtë projekt duke ulur humbjet në rrjet, por do të rritet cilësisht dhe faturimet e çdo konsumatori, duke riparuar të metat”, tha Rama.
Komente