Nga 1 Janari, Shqipëria do të marrë presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI). Në një reagim në platformën X, ministri i Jashtëm Igli Hasani se ndërsa Shqipëria merr drejtimin e CEI, mbetet e përkushtuar për të çuar përpara synimet e CEI për bashkëpunim rajonal dhe integrimin në BE.

“Ndërsa Shqipëria merr presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI), ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara misionin dhe synimet e CEI në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Mirënjohje për Ministrin për Punët e Jashtme dhe Integrimin Evropian të Moldavisë, Nicu Popescu, për punën e jashtëzakonshme të Presidencës moldave të CEI në mbështetjen e vendeve kandidate në rrugëtimin e tyre drejt integrimit në BE.”, theksoi Hasani.

 

Image