Shqipëria në BE në 2030? Shumica e shqiptarëve thonë po. Sipas sondazhit në “Zëri i Shqiptarëve” në “Abc News”, 65.2 % e qytetarëve besojnë tek objektivi i kryeministrit Edi Rama për ta anëtarësuar vendin në union pas 4 vitesh.

Kurse 34.8 janë pesimistë dhe mendojnë si Berisha se nuk anëtarësohemi dot.

Kampioni për këtë sondazh është 1115 banorë të rritur të vendit.

Ndërsa linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë.

Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.

Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *