Ora 7 e mëngjesit të sotëm ka shënuar hapjen e procesit të votimit deri në orën 19:00, kohë në të cilën qytetarët shqiptarë do të vendosin se kush do t’i qeverisë për 4 vitet e ardhshme.

 Janë 3,588,869 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, të cilët do të hedhin votën e tyre në 5,199 qendra votimi që do hapën në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00.

Krahas partisë apo koalicionit shtetasit me të drejtë vote do të zgjedhin edhe kandidatin që preferojnë. Janë plot 1841 kandidatë për deputetë që garojnë në zgjedhjet parlamentare, 39.76% e të cilave janë gra.

Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme nga të qytetarët me të drejtë vote 50.5% janë meshkuj dhe 49.5 janë ferma.

107,024 zgjedhës votojnë për herë të pare, ndërsa 1,098 shtetas nuk janë papërfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.

Kujtojmë se këtë zgjedhje do të zhvillohen në kushtet e pandemisë, ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve ka hartuar edhe një protokoll të posaçëm.

Situata hap pas hapi!

Edhe në qarkun e Korçës ka nisur procesi i votimit.

Top Channel ka marrë pamje nga shkolla “Raqi Qirinxhi”.

Qytetarët e parë janë paraqitur për të shprehur vullnetin e tyre për të zgjedhur ligjvënësit e rinj.

Në Kukës të gjitha qendra e votimit janë hapur me kohë në orën 7.

Por në tri prej tyre ka pasur vonesë në funksionalizimin e pajisjeve elektronike për verifikim të qytetarëve me të drejtë vote.

“Qendrat e votimit janë hapur të gjitha në orën 7. Vetëm në tri prej tyre jemi duke pritur ende që t’i funksionalizojnë pajisjet e verifikimit të votuesve”, ka thënë Ilir Nerguti, Kryetar i KZAZ-së Kukës.

Në anën tjetër edhe në Tropojë sekretari i KZAZ-së, Ergen Gjongecaj ka njoftuar se janë hapur të gjitha vendvotimet dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Procesi i votimit ka nisur edhe në qarkun e Fierit, ku pritet të shprehin vullnetin e tyre për të zgjedhur qeverinë e re 77732 votues.

Pamjet e siguruara nga Top Channel janë nga gjimnazi “Janaq Kilica”, KZAZ 59.

Sipas të dhënave janë 39297 gra dhe 38435 burra që pritet të votojnë deri në orën 19:00 ditën e sotme.

Devolli ka nisur me probleme ditën e zgjedhjeve në të gjithë vendin.

Në Devoll disa komisionerë nga të treja partitë nuk janë paraqitur në sekondat e fundit dhe po zëvendësohen.

Edhe në Ersekë qendrat e votimit janë hapur, gjithçka është në rregull me materialet zgjedhore ndërkohë që pritet një komunikim me kompaninë përgjegjëse lidhur me identifikimin biometrik.

Edhe në Klos,Mat dhe Bulqizë janë hapur të gjitha qendrat e votimit .Ndërkohë ka ndodhur një problem në disa qendra votimi në Mat pasi ka vështirësi në përdorimin e pajisjeve elektronike.

Procesi i votimit ka nisur edhe në qytetin e Elbasanit, ku qytetarët e parë janë drejtuar për të shprehur vullnetin e tyre.

Pritet të votojnë 3.5 milionë zgjedhës ditën e sotme deri në orën 19:00.

Ka nisur që prej orës 7.00 procesi i votimit ne 52 qendrat e votimit në bashkinë Mallakastër.

KZAZ 62 ka 31256 votues te njësitë administrative Ballsh, Kute, Fratar, Selite, Greshice, Hekal, Aranitas, Ngraçan, Qender.

Votimi në Lezhë ka nisur në orën 7:00 të mëngjesit.

Numri i votuesve në qarkun e Lezhës është 173.899. Në bashkinë Lezhë kanë të drejtën e votës 88.312 persona të cilët mund të votojnë në 126 qendra.

Në bashkinë e Kurbinit votues 57.619 qendra votimi 74. Në Mirditë pritet të shprehin vullnetin e tyre votues 27.969 në 49 qendra votimi.

Lezha si qark do të nxjerrë 7 mandate .

Qytetarët kanë dy orë që presin në një prej qendrave të votimit në Durrës.

Njëra prej qytetareve e cila është e moshuar ka dy orë që pret për të votuar.

“Është ndërprerë procesi, nuk nxirrte të dhënat fotografinë, operatori është, teknika erdhi dhe na dhanë një afat gjysmë ore”, tha kryetari i komisionit.

“Ishte parashikuar se pajisja e re, ishte testuar më parë, janë problematika që ndodhin, problemi i printimit. Kanë shkuar të marrin pajisjen ne re, për gjysmë ore thanë teknikët”, tha operatori.

Në Bashkinë Roskovec, në qendrën e votimit në Kuman është bllokuar pajisja e identifikimit biometrik.

Mësohet se ka vijuar puna për zëvendësimin e saj.

Votimi ka nisur një orë më vonesë në zonën e Bathores.

Disa qendra votimi në zonën e Bathores kanë pasur probleme elektrike pas një defekti në automatin e shkollës. Kjo ka sjellë mosfunksionimin e kamerave.

Pas rregulluar problemet dhe po votohet normalisht në qendrën e votimit 1592/1 shkolla ”Halit Coka”.

Në qendrën e votimit KZAZ 57 , Shkolla Petro Sota, në Sarandë janë hasur probleme me pajisjen që bën identifikimin elektronik. Në këtë qendër votimit pritet të votojnë 44265 qytetarë, 20922 femra – 23343 meshkuj

Pavarësisht këtij probleme ka vijuar procesi me regjistrimin manual të votuesve.

Edhe në qendrën e votimit 4662/2 në kopshtin nr 1 Sarandë, nuk punon identifikimi biometrik i qytetarëve. Pajisja identifikon kartën e identitetit, por nuk punon versioni i identifikimit të gishtit.

Te shkolla Çajupi në Tirane një qytetar ka tentuar të fotografojë votën.

Personi në fjalë, siç mëson Top Channel është Granit Sulko dhe ai është pikasur nga komisioneret.

Qendra e votimit 44 71 në qytetin e Vlorës është bllokuar për 30 minuta, pasi një votues është kapur duke fotografuar votën.

Komisioneri i djathtë cili ka vërejtur këtë veprim ka bërë pezullimin e procesit të votimit deri sa ka mbërritur kryetari i KZAZ 84.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për media tha se procesi i votimit vijon në të gjithë vendin, përveç qendrës në Lekbibaj, pasi ka ndodhur një konflikt mes komisionerëve.

“Procesi vijon në të gjithë vendin vetëm në Lekbibaj për shkak të konfliktit të komisionerëve të qendrës, do të marrim masa për ta zgjidhur si situatë. Unë e kuptoj se interesi për rezultatin është i madh, por është i rëndësishëm integriteti i procesit. Ndaj të punojmë të gjithë së bashku, të krijojmë një atmosferë pune dhe kur është rasti t’i ndihmojmë ata dhe të presim për rezultatin”, tha Celibashi.

Një person është shoqëruar në policinë e Shkodrës pasi ka fotografuar votën.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën e votimit në lagjen “Tophane” ku komisionerët menjëherë kanë njoftuar policinë.

Ende nuk është identifikuar qytetari, i cili tentoi të fotografonte votën, ndërsa pritet njoftimi i policisë.

Ky është incidenti i katërt që ka ndodhur në të gjithë vendin. Tre të parat u shënuan një në Tiranë, një në Vlorë dhe një në Korçë.

Në Memaliaj ka pasur një konflikt mes këshilltarit të ministrit Bledi Çuçi, Arjanit Arapi dhe dy kandidatëve të PD-së, Myzafer Elezi dhe atij të LSI-së Albert Malaj.

Sipas informacioneve, palët akuzojnë njëra-tjetrën se i kanë bërë presion zgjedhësve për të votuar partitë respektive.

Ora 13:00/ Pas 8 orëve të hapjes së procesit të votimit, 31.87% është pjesëmarrja në rang vendi.

Në qarkun e Lezhës pjesëmarrja është 26% . Shihet një pjesëmarrje më e lartë se në vitin 2017. Procesi ka vijuar i qetë si në bashki ashtu dhe në njësitë administrative. Problem ka pasur vetëm disa herë me identifikuesin biometrik e cila ka sjellë vonesa në procesin e votimit ne disa qendra votimi.

Ndërsa KZAZ 61, bashkia Roskovec pjesëmarrja është 32 % Kzaz 60, bashkia Patos 28 %, Kzaz 62, bashkia Mallakastër 31%.

Ndërsa në Memaliaj 22%, Dropull 9.2%, Përmeti 24,6%, Këlcyra 11,5% dhe Libohovë 25%.

Në total për qarkun Gjirokastër pjesëmarrja deri tani është në 20,4%. Në KZAZ 89, Delvinë pjesëmarrja është 21%.

Në Tepelenë pjesëmarrja është 25,8%. Deri në orën 12.45 kanë votuar 4671 persona në KZAZ 90 në Sarandë, nga 47000 banorë që janë në lista.

Në KZAZ Nr.91, në Bashkinë e Finiqit kanë votuar pak më shumë se 2500 votues nga 31000 banorë që janë të regjistruar në listat e votimit, pra 7% kanë votuar.

Në qendrën e votimit nr. 4681 në Ksamil pjesëmarrja ka arritur rreth 15%.

Deri tani ne KZAZ 61, bashkia Roskovec është votuar deri në masën 14%, ne KZAZ 62, bashkia Mallakastër 18% dhe ne KZAZ 60, bashkia Patos 15 %.

Në të 4 KZAZ të Delvinës 89,të Sarandës 90,të Finiqit 91 dhe të Konispolit 92, procesi vazhdon normalisht, ku pjesëmarrja është 3-4%.