Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkëorganizatore të Kampionatit Evropian të futbollit për nën 21-vjeçarët në vitin 2027.

Më 4 shkurt, UEFA konfirmoi se ky kampionat do të organizohet nga dy shtetet.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë mesazhin e ambasadorit të FSHF për Euro 27, Andi Lila, i cili shprehet se përzgjedhja është një arritje e madhe për vendin tonë.

“Mirëmëngjes dhe me Shqipërinë e përzgjedhur nga UEFA, si një nga dy vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 në qershor të vitit 2027, por që do të mikpresë finalen në arenën kuqezi të Air Albania Stadium, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *