Kryeministrja daneze Mette Frederiksen, në krah të kryeministrit Rama, ka mbajtur një konferencë për mediat gjatë vizitës së saj në Shqipëri. Ajo u shpreh se e vlerëson partneritetin me vendin tonë dhe shpreson në forcimin e bashkëpunimit.
“Shqipëria është një partner mjaft i vlerësuar për Danimarkën dhe ju jeni një aleat mjaft i vlerësuar i NATO-s.
Të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm për situatën shumë të brishtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Mendoj se përkushtimi juaj ndaj vlerave evropiane është i rëndësishëm dhe po kështu kjo është pjesë mjaft e fortë e çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
E di që është një punë mjaft e madhe dehe kërkon shumë zgjidhje, shumë reforma, por unë e di që ju keni kapacitetin për ta bërë këtë dhe ne ju mbështesim fort në rrugëtimin dhe drejtimin tuaj,” – u shpreh Frederiksen.
Gjatë fjalës së saj Frederiksen nuk kurseu përgëzimet për kryeministrin Edi Rama, të cilën e cilësoi një zë të fuqishëm në mbështetje dhe mbrojtje të vlerave evropiane.
“Jam shumë e nderuar që jam kryeministrja e parë daneze që vizaton Shqipërinë, ju jeni një nga zërat më të fortë në Evropë, kur bëhet fjalë për një integrim i plotë i Ballkanit Perëndimor në pjesën tjetër të Evropës. Shqipëria është një partner i besueshëm për Danimarkën. Jeni një zë kaq i fortë për vlerat evropiane”, tha ajo.
Kryeministri Rama u pyet në konferencë për mediat për ndihëm që Danimarka ka dhënë për Shqipërinë në rrugën europiane, ndërsa bëri këtë koment:
“Askush nuk po bënë mjaftueshëm, as Danimarka për ne, as Shqipëria për Danimarkën. Ka gjithmonë më shumë për të bërë, Unë mendoj se Danimarka ka qenë shumë e drejtë ne ne dhe kemi marrëdhënie të veçantë. Nuk ka të bëjë me nxitimin për t’u bërë anëtar, por me bërjen e detyrave siç duhet, ka të bëjë me përfitimin e kësaj dije. Asnjë kompromis për standardet, por më tepër të qenit të hapur për na ndihmuar për të rritur mundësitë tona”, tha ai.