Shqipëria ka bërë një progres të dukshëm kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Pas daljes nga lista gri për pastrimin e parave në 2023 dhe përmirësimit të vazhdueshëm të treguesve financiarë Shqipëria priti një mision të veçantë të MONEYVAL për të vlerësuar vijimin e reformave.
Formalizimi i ekonomisë dhe lufta kundër pastrimit të parave është një tregues për më shumë besim dhe investime në vend.
Prioritet mbetet ulja e përdorimit të keshit dhe kalimi drejt një ekonomie dixhitale dhe të gjurmueshme duke ndërtuar një sistem financiar më të fortë.
Futja në përdorim e inteligjencës artificiale ka në fokus uljen e mëtejshme të transaksioneve të dyshimta.
Gjatë vizitës, ekipi i vlerësimit MONEYVAL u takua me përfaqësues të agjencive kryesore duke përfshirë ministritë, drejtësinë penale, autoritetet e zbatimit të ligjit dhe mbikëqyrjes, si dhe agjenci të tjera operative.
Takimet u zhvilluan gjithashtu edhe me përfaqësues të sektorit privat, duke përfshirë bankat dhe institucionet e tjera financiare, noterët, avokatët, kazinotë, agjentët e pasurive të paluajtshme dhe organizatat jofitimprurëse.
Komente