
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes një njoftimi në Facebook i ka uruar mirëseardhjen Shqipërisë si pjesëtari më i ri i Koalicionit të Sigurisë Ndërkombëtare Detare.
Sipas Ambasadës së SHBA, “Shqipëria është vendi i 7 që i bashkohet kësaj përpjekje për të siguruar lirinë e lundrimit & rrjedhën e lirë të tregtisë përmes rrugëve detare kryesore në Lindjen e Mesme”.
Shqipëria i bashkohet SHBA, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë, Mbretërisë së Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe & Bahreinit.
Shtetet e Bashkuara janë promotorët e kësaj iniciative ushtarake që synon ruajtjen e tregtisë, veçanërisht të naftës, përmes disa zonave me sensibilitet të lartë si Ngushtica e Hormuzit.
Veritas.com.al/