“Nëse Ballkani Perëndimor nuk shkon dot në BE, ndoshta BE-ja mund të vijë tek ne”.
Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka mbajtur këtë qëndrim jo pak herë gjatë takimeve të ndryshme ndërqeveritare mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”.
Mbi këtë, kryeministri ka shkruar edhe një editorial për kompaninë gazetareske amerikane, Politico, ku ai shpreh qasje të qarta se si e ardhmja e ballkanasve përket vetëm në Evropë.
(Kryeministri slloven, Janez Jansa dhe ai shqiptar, Edi Rama, në Samitin e Brdo-s, Slloveni)
“Kryefjala e Evropës ka qenë zgjerimi dikur. Sot janë bërë më të përmbajtura vendet anëtare dhe kjo tematikë është lënë në rafte, e stivosur. Gjithsesi nuk është se po presim BE-në. Po bëhemi gati për të krijuar mundësi për njerëzit tanë”.
Qenia e shqiptarëve, kahera ka qenë pro-evropiane për Ramën. Një komunitet i vërtetë fanatik për unionin.
Për këtë, kryeministri mendon se brezat e rinj, e meritojnë shpërblimin e të gëzuarit çdo të mirë që vjen nga integrimi në bashkësinë e madhe. Kjo, pavarësisht se BE-ja “po e humbet fytyrën ndaj mbrojtësve të saj më besnikë”.
(Krerët e vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor në Samitin e Brdo-s)
E njëjta gjë ndodh edhe me rastin e Kosovës, apo me Maqedoninë e Veriut. Fati i kësaj të fundit, lidhet drejtpërdrejt me Shqipërinë dhe rrugëtimi i tyre për në union merret së bashku.
Është kjo arsyeja për të cilën Rama thotë se në rast pamundësie të zgjerimit, mund të jetë Evropa ajo, e cila mund të vijë në Ballkan.
Por jo konvencionalisht!
Tranzicioni:
Ka dy çështje shumë madhore diskutimi në Evropë, të cilat lidhet gjerësisht edhe me Ballkanin: Tranzicioni digjital dhe ai i gjelbër.
Këto tranzicione kërkojnë përfshirjen tërësore të Evropës. Pikërisht për këtë fakt, rajoni rrezikon të mbetet mbrapa me reforma.
Ajo që mund të bëjë BE-ja ndërkohë, është ndihma që mund të japë për të ndihmuar rajonin në mbajtjen e të rinjve me edukim të lartë në vend.
Po ashtu, mund të ndihmojë në hartimin e planeve energjetike. Mbi të gjitha, në një çast ku kriza po godet gjithë botën. E gjithë kjo, edhe në shpirtin e Procesit të Berlinit, por në siglën e Open Balkan.
(Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksandër Vuçiç firmosin marrëveshjet në kuadrin e Open Balkan)
“Shpresojmë që të kemi qarkullim të lirë mallrash brenda janarit 2022. Kufijtë dëshirojmë t’i hapim në janar 2023. Më pas, për këdo vend tjetër që do të bashkohet, dera mbetet e hapur”.
Përsëritja e të njëjtës agjendë evropiane, ndodh që prej samitit të Selanikut në 2003-shin. Mbështetja, po aq e përsëritur, mbi këtë agjendë, nuk mungon sipas Ramës.
( Foto e shkrepur nga Samiti BE-BP, Selanik, 2003)
“Duam rezultate. Duam të ngremë reforma dhe të kemi fryte për njerëzit tanë. Nëse evropian mbështesin Open Balkan, atëherë ata kanë mbështetur edhe Procesin e Berlinit. Do të mirëprisnim çdo ndihmë teknike nga partnerët tanë”.
Ndërsa sytë kryeministrorë, mbesin në një drejtim të vetëm – atë drejt të ardhmes.
“Gjëja e fundit që duam, është që 18 vjetët e fundit, përkushtimi i këtyre 18 vjetëve, të venitet e të zgjatet drejt moshës së mesme”.
Kështu e ravijëzon – sërish – Edi Rama, ecejaken ballkanase drejt BE-së.