Gazeta Londineze EXPRESS, shkruan sot se i burgosuri për grabitjen e 533 milionë sterlinave ka deklaruar se ‘mund të mbulojë një pjesë të sterlinave’ të vjedhura, nëse lejohet që ta kryejë dënimin në Shqipëri. Pohimin e ka bërë në gjykatë.
Emri i shqiptarit është shumë i njohur nga mediat dhe Drejtësia britanike; ai është Jetmir Buçpapa, 35 vjeç, i dënuar me 15 vjet burgim, për sulmin e kryer ndaj personelit të sigurisë për grabitjen e shumës më të madhe që është grabitur në Britani. Ngjarja ndodhi në vitin 2006, në Tonbridge, Kent.
Ai ishte i njohur si shpërndarës droge. Autoritetet britanike po përpiqen ta bllokojnë Jetmir Buçpapan sepse akoma mungojnë 30 milionë sterlina nga shuma e grabitur në sulmin e kryer prej tij.
Edhe vitin e kaluar ai kërkoi të transferohej dhe ta vuante dënimin pranë familjes së tij.
Christopher Knight, avokat i qeverisë, i tha Gjykatës së Lartë të Londrës së “Sekretari i Shtetit është i autorizuar që të ketë lidhje me situatën e parave të pazbuluara ende dhe me rrezikun që paraqet largimi i të burgosurit”.
But Philip Havers, mbrojtës i tij, tha se “nuk ka shanse që Bucpapaj të ketë futur duart në paratë e grabitura”.
Sidoqoftë, gjykatësi Martin McKenna do të vendosë për gjykimin në një datë tjetër.
Veritas.com.al/