-Shtëpia e Bardhë gjithashtu kërkon 22.5 miliardë dollarë fonde për luften kunder  COVID-

Administrata Biden po kërkon të paktën 10 miliardë dollarë të tjerë për të ofruar ndihmë për Ukrainën në mes të luftës së presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës, sipas Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB).

“Si pjesë e marrëveshjes, ligjvënësit po punojnë për të finalizuar përpara afatit të 11 marsit, ne po i kërkojmë gjithashtu Kongresit të përfshijë fonde shtesë për dy nevoja urgjente dhe imediate: Mbështetjen e Ukrainës dhe vazhdimin e përpjekjeve tona  ndaj COVID” , tha te enjten Ushtruesi i detyres se drejtorit te OMB, Shalanda Young të enjten.
“Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbi 1.4 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën që nga viti 2021 dhe, së bashku me aleatët dhe partnerët tanë evropianë, ne po e mbajmë Rusinë përgjegjëse për pushtimin e saj të pajustifikuar dhe të paprovokuar,” shtoi Young.

“Për të vazhduar këtë punë të rëndësishme dhe për të mbështetur më tej popullin ukrainas, ne po kërkojmë 10 miliardë dollarë për të ofruar ndihmë shtesë humanitare, të sigurisë dhe ekonomike në Ukrainë dhe rajonin fqinj në ditët dhe javët e ardhshme.”