Drejtori për Buxhetin në Shtëpinë e Bardhë, Mick Mulvaney, nga takimi në Shtëpinë e Bardhë u shfaq me një ultimatum: Në qoftë se përpjekjet e Shtëpisë për zëvendësimin e Obamacare dështojnë, Shtetet e Bashkuara janë të lidhura me Obamacare- sipas raportimeve të disa kongresmenëve në Tëitter.
Mulvaney ishte i shoqëruar nga disa zyrtarë të administratës duke përfshirë edhe këshilltarët Steve Bannon, Reince Priebus, dhe Kellyanne Conway që ndodheshin në takimin e mbrëmjes mr Republikanët në Shtëpinë e Bardhë në përpjekje për të thyer bllokimin e projekt-ligjit.
Shumica e komitetit drejues të Senatit refuzojnë të votojnë projektligjin pa ndryshimet kryesore. Republikanët e Moderuar e kanë përkrahur projektligjin.
Por mesazhi nga Shtëpia e Bardhë ishte që, kalon ose dështon, është koha që të votohet.
“Ne duhet të votojmë”- iu tha reporterëve Bannon në Capitol Hill sapo la takimin. “Le të votojmë”- tha.
/Veritas.com.al/