(FOTO: Shtëpia e Gjergj Fishtes, e harruar në Zadrimë)/

Shtëpia e lindjes së diktatorit komunist Enver Hoxha ndodhet në qytetin e Gjirokastrës dhe është restauruar e mirëmbajtur vazhdimisht, pasi është kthyer në Muze Etnografik.

Por në fshatin e vogël Fishtë në Zadrimë të Lezhës, një tjetër shtëpi vuan pasojat e kohës duke shkuar drejt shkatërrimit, shkruan ‘KulpPlus’

Bëhet fjalë për shtëpinë e fëmijërisë së At Gjergj Fishtës. Kulla dykatëshe e shkrimtarit, e rrënuar dhe e braktisur qëndron larg premtimeve për ta restauruar, duke u shkatërruar pak nga pak. Ndërsa shtëpia muze e diktatorit pret vizitorë, paratë për të restauruar shtëpinë e rilindësit shqiptar nuk gjenden askund.

Veritas.com.al/

(FOTO: Shtëpia e diktatorit, në Gjirokastër)/