Numri i qytetarëve të BE që largohen nga Mbretëria e Bashkuar, ka arritur në nivelin më të lartë prej dekadash, me 130,000 largime në një vit deri në Shtator, sipas shifrave.

Por 220 mijë shtetas nga BE akoma kanë lëvizur drejt Britanisë në të njejtën periudha, sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare.

Kjo nënkupton se rrjeti i largimeve nga BE- diferenca mes të ardhurve dhe të të larguarve- është 90,000, shifra më e ulët në pesë vjet.

Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) tha se Brexit mund të bëhet faktor në vendimin e njerëzve për t’u larguar.

Nicola White, kreu i Statistikave Kombëtare (ONS) tha se emigracioni largimi është i komplikuar dhe se mund të influencohet nga shumë arsye të ndryshme.

Shifrat dëshmojnë gjithashtu se qytetarë britanik më shumë po largohen se sa po kthehen për të jetuar në Britani.

Nga shtetasit e BE që arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar, më pak po vijnë për “arsye që lidhen me punën”, ose për ‘të kërkuar punë”.

Veritas.com.al/