Anëtarë të Parlamentit Europian iu kanë kërkuar shteteve të BE të nxitohen për krijimin e ushtrisë së Unionit, duke përdorur si faktor nxitës kërcënimet ndërkombëtare.

Disa akte bashkëpunimi kanë filluar të vihen në punë, si aneksimi i burimeve të marinës Holandeze nga Gjermania. Por, në një rezolutë të propozuar nga Punët e Jashtme dhe komiteti i Punëve Kushtetuese, shtetet e BE thonë se ato duan të shohin një përfshirje më të madhe të të gjithë bllokut.

Michael Gahler, një përfaqësues gjerman i BE dhe raportues i rezolutës, i tha kolegëve të tij se duhet të vënë në përdorim protokollin e Bashkëpunimit me Strukturë Permanente [PESCO] të përcaktuar në Artikujt 42 dhe 46 të Traktatit të Lisbonës, i cili lejon që shtetet e BE të shkëmbejnë trupat militare dhe civile për ruajtjen e sigurisë, për qëllime të mëdha të Unionit.

Në një kohë krize të jashtme, Traktati i Lisbonës na ofron një potencial të madh për të përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen tonë, duke derdhur paratë e taksapaguesve për një motiv të mirë,” tha Gahler.

“Ne na duhet të bashkohemi menjëherë me ishujt e izoluar të bashkësive militare dhe të fillojmë Bashkëpunimin me Strukturë Permanente.

Ai shtoi: “Ne gjithashtu duhet të fillojmë të financojmë buxhetin operativ dhe të personelit për PESCO dhe për Agjencinë e Mbrojtjes Europiane duke marrë fonde nga buxheti i BE.”

/Veritas.co.al./