Për herë të parë, Shtetet e Bashkuara janë shtuar një liste vjetore të kristianëve të persekutuar në botë dhe ku liria e besimit po bën regres.

Shtetet e Bashkuara, Meksika dhe Rusia janë listuar si kombe “vlerësuar për herë të parë” në vitin 2016 – sipas “Hall of Shame Report” publikuar në Washington, D.C., bazuar në grupet e të Drejtave të Njeriut “Christian Concern”, ose ICC.

“Mes vendeve më të këqijave” për persekutimin e Kristianëve , përfshihen Irak, Siri, Nigeri dhe Korenë e Veriut

Të tjera shtete të listuara  si “vende qendrore” ose kombe që janë më pak të skandalizuaka për persekutimin e tyre por janë “abuzues të përvitshëm me lirinë e besimit”, janë Egjypti, Arabia Saudite, Pakistani, Kina dhe India.

Ndërsa ICC vë në dukje  se “ nuk ka krahasim mes jetës së Kristianëve në Shtetet e Bashkuara me persekutimin e besimit”. Grupi ka konstatuar një numër të “trendit të treguesit alarmant të mohimit të lirisë së besimit në Shtetet e Bashkuara”

Presidenti i ICC, Jeff King shpjegon: “Ishte shumë e rëndësishme këtë vit që nxorëm në pah tre shtete ku diskriminimi dhe persekutimi janë menduar të zakonshëm por kanë arritur në një prag të sigurt shqetësues. Këta janë Meksika, Rusia, dhe fatkeqësisht, Shtetet e Bashkuara”.

“Ndërsa kushtet në Shtetet e Bashkuara nuk janë në të njëjtën vije krahasimi me vendet e tjera në listë, një segment i sigurt kulture dhe gjykatash duket se do të kenë për qëllim nxjerrjen e besimit jashtë kuadratit publik. Ka pasur shumë çështje në gjykata me vendime ku ka humbur trendi i respektit për besimin”.

/Veritas.acom. al/ WND./

ICC-countries