Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk po kërkon ndryshimin e regjimit në Korenë e Veriut- tha sekretari i Shtetit i SHBA, Tillerson mes tensioneve mbi programin e armatimit të Phenianit

“Ne nuk jemi armiku juaj” tha Rex Tillerson, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara kërkon dialog në disa pika.

Ndërkohë, disa senatorë i kanë sygjeruar presidnetit Trump që të shkojë në luftë me Korenë e Veriut, si një nga opsionet.

Pheniani ka pranuar se prova e fundit bërthamore mund të godasë Shtetet e Bashkuara që nga bregu perëndimor dhe më tutje.

“Ne nuk po kërkojmë ndnryshimin e regjimit, ne nuk po kërkojmë shembjen eregjimit tuaj, ne nuk po kërkojmë ndonjë përshkallëzim në ribashkimin e gadishullit, ne nuk po kërkojmë ndonjë ndjesë për dërgimin e ushtrisë sonë në veri të paralelit 38,” tha zoti Tillerson, duke iu referuar kufijve mes dy Koreve.

“Ne nuk jemi armiku juaj, ne nuk jemi kërcënimi juaj, por ju po paraqisni një kërcënim të paprecedent ndaj nesh dhe ne do të përgjigjemi”- tha sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara.

Veritas.com.al/