Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane, Philip Reeker ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje me krizën politike në Shqipëri, duke deklaruar se bojkotimi i institucioneve nuk ishte ajo që shpresohej nga SHBA.
Zyrtari i lartë amerikan e bëri deklaratën gjatë një samiti në Uashington ku ndodhej edhe ambasadorja e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara,
“Shqipëria duhet të përdorë institucionet e saj në mënyrë që të kalojë gjendjen e sotme politike. Bojkotimi i tyre nuk është ajo që shpresuam të shohim. Ata duhet ta zgjidhin situatën brenda kuadrit kushtetues!”, ka thënë Reeker gjatë samitit në Uashington, bën me dije ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber.
VERITAS.COM.AL/