Shtetet e Bashkuara ka tërhequr më shumë se gjysmën e stafit të ambasadës në Kubë, në përgjigje të sulmeve misterioze nga i cili disa diplomatë kanë mbetur të sëmurë.

Washingtoni  gjithashtu ka paralajmëruar Amerikanët që të mos vizitojnë Kubën sepse disa sulme po kryhen në hotele.

Të paktën 21 pjesëtarë të stafit raportohen me probleme të shëndetit duke nisur që nga traumat në tru dhe shurdhimi, deri te të përziera për vjellje.

Kuba mohon çdo përzierje në këtë çështje.

Të paktën dy kanadianë kanë pësuar efektet e këtyre sëmundjeve.

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara,  Rex Tillerson tha se Amerika mund të mbajë lidhjet diplomatike me Kubën dhe dy vendet mund të vazhdojnë bashkëpunimin në hetimin mbi sulmin.

Veritas.com.al/