
Shtetet e Bashkuara iu afruan rrethit të afërt të presidentit Nicolas Maduro’, ditën e Martë, duke vendosur sanksione mbi gruan e tij, mbi zëvendës-presidentin dhe rrethin e afërt.
Presidenti Donald Trump tha se ndëshkimet I drejtohen ‘regjimit represiv’ në Karakas, që është përgjegjës për ‘tragjedinë humore’ ndaj kombit dikur më të pasurin në naftë.
Cilia Adela Flores de Maduro, një ish- prokurore e përgjithshme dhe grua e presidentit, një nga figurat që ka ndihmuar presidentin Maduro të mbajë pushtetin me thonj e me dhëmbë, krahas zëvendës- presidentit Delcy Rodriguez.
“Aktualisht ne jemi dëshmitarë të tragjedisë humane” në Venezuela, tha Trump në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Më shumë se dy milionë njerëz kanë rënë në depresion dhe ankth të shkaktuar nga regjimi socialist i Maduros dhe sponsori I tij, Kuba”.
Veritas.com.al/