BERLIN (Reuters) – Kryeministrat e katër shteteve Gjermane u kanë bërë thirrje anëtarëve të Kongresit të Sh.B.A që të bllokojnë planet për tërheqjen e trupave Amerikane nga Gjermania, sipas letrave që u panë nga Reuters të dielën.

Presidenti Donald Trump tha që muajin e kaluar ai do të zvogëlojë numrin e trupave Amerikane në Gjermani me 9,500 nga 25,000, duke fajësuar anëtarët e tjerë të NATO-s për dështimin në përmbushjen e objektivit të shpenzimeve të mbrojtjes së aleancës së Atlantikut të Veriut dhe duke e akuzuar atë për përfitim ndaj Amerikës në tregti.

Kryeministrat e katër shteteve jugore, të gjithë me banim në bazat e SH.B.A., iu drejtuan letra 13 anëtarëve të Kongresit, përfshirë senatorët Mitt Romney dhe Jim Inhofe.

“Prandaj kërkojmë nga ju që të na përkrahni pasi ne përpiqemi të mos prishim lidhjen e miqësisë, por ta forcojmë atë, dhe të sigurojmë praninë e SHBA në Gjermani dhe Evropë në të ardhmen”, kanë shkruar kryeministrat e Bavarisë, Hessenit, Baden-Wuerttembergut dhe Rheinland-Pfalzit.

Një zëdhënës i ambasadës Amerikane në Berlin nuk pranoi të komentojë. Muajin e kaluar, Uashingtoni tha se masa do të “forcojë frenimin Rus,forcimin e NATO-s, sigurimin e Aleatëve”.

Por kryeministrat shkruan se forcat Amerikane në shtetet e tyre “formojnë shtyllën kurrizore të pranisë së SHBA në Evropë dhe aftësinë e NATO-s për të vepruar”.

VERITAS.COM.AL/