Shteti Islamik ka postuar një kërcënim kundër sigurisë së Mbretit të ardhshëm përmes një mesazhi të inkriptuar si telegram ku thuhet: “ As familja mbretërore nuk do të mbetet vetëm” e shoqëruar me fotografinë e shkollës së princit George në Londër.

Ekstremistët xhihadistë gjithashtu thanë “shkolla fillon herët” në krah të fotografisë se Batteresa të Thomait ku princi katër- vjeçar po tenton të nisë vitin e parë të shkollës. Bashkë me fotografinë shkruhet edhe një tekst i një kënge arabike radikale ku thuhet: “Kur lufta vjen me melodinë e plumbave, ne biem në mosbesim, duke kërkuar shpagim”- sipas raportimeve në Daily Mail.

Kompania e sigurimeve të Internetit ‘Sixgill” dhe shefi i saj  Barry Spielman tha se kërcënimet mund të mos mund fshihen më. “Ky kërcënim ndaj George është djegës.  Ne gjithashtu kemi parë prova se terroristët po planifikojnë goditje në Kupën Botërore në Rusi”, tha ai.

Nuk është hera e parë që Shteti Islamik ka vënë në shënjestër familjen mbretërore për akte dhune. Në vitin 2015, një grup terrorist u dyshua se kishte bërë një komplot për të vrarë Mbretëreshën në momentin kur do të shfaqej në publik për përkujtimin e Luftës së Dytë Botërore.

Veritas.com.al/