Partia Socialiste do të festojë 34-vjetorin e krijimit të saj më 19 qershor, në një aktivitet festiv që do të zhvillohet në Tiranë. Burime pranë selisë rozë bëjnë me dije se data është shtyrë nga 12 në 19 qershor, për shkak se kryetari i partisë, Edi Rama, ndodhet aktualisht jashtë vendit.

Edi Rama është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vox News mëson se arsyeja e vizitës së kryeministrit në SHBA është pjesëmarrja në dasmën e Aleks Soros, djalit të filantropit George Soros, i cili do të martohet më 14 qershor me Huma Abedin.

Ndërkohë, sa i përket festës së socialistëve, pritet të mbahet kur Rama të kthehet në Shqipëri.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *