Shtyhet seanca paraprake për ish zëvëndëskryeministrin Arben Ahmetaj për fraksionin e dosjes së inceneratorit të Elbasanit.
Shkak u bë mos kthimi i përgjigjes nga të akuzuarit në mungesë për marrjen dijeni për procesin gjyqësor.
Gjykata urdhëroi edhe njëherë njoftimin e të pandehurve në adresat përkatëse, duke caktuar datën 15 qershor për seancën e radhës.
Të pandehur në këtë proces janë Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha, Albina Mançka, Mirel Mëriti, Klodian Zoti, Andi Boni, Elda Dinaj, Gerian Kuka, Helidon Begaj, Sonila Goxhaj dhe Sokol Meqemeja.
Komente