Shtyhet gjyqi për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se seanca e radhës do të mbahet më 14 dhjetor, në orën 14:00.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij.

Vetë Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik