Zi për volejbollin shqiptar; është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare legjenda e volejbollit Vangjel Koja.

“Babai” i sportit të rrjetës, siç të gjithë e thërrisnin, arriti kulmin si trajner, në kohën kur drejtonte Dinamon e volejbollit për meshkuj, ku arriti të dominonte në parket duke u shpallur kampione absolute në vitet ’70-’90 ndërsa la gjurmë dhe në arenën europiane.

Nën drejtimin e tij kryeqytetasit arritën të hynin dhe mes 4 ekipeve më të mirave në Evropë ndërsa më vonë atij iu besua dhe stoli i kombëtares shqiptare. Homazhet do të mbahen këtë në hënë në Kishën e Shën Sotirit në Korçë.