Djali i Boris Johnson Wilfred lindi në 29 Prill, por konspiracionistët nxjerrin ne pah  madhësinë dhe flokët e djalit të vogël për të thirrur për komplot

Nga: Gerry Freda 

Në Mbretërinë e Bashkuar, teoritë konspiracioniste për djalin e Boris Johnson po çmenden këto ditë.

Foshnja, e quajtur Wilfred, lindi në 29 Prill, rezultat i dashurisë jashtëmartesore midis kryeministrit britanik dhe të fejuares së tij Carrie Symonds. Fillimisht e planifikuar për ne verë, lindja e foshnjës ndodhi para kohe, duke i dhënë kështu një prirje spekulimeve,qe kohët e fundit janë bërë më të forta. Fryrja e zjarrit e fundit e hipotezave konspiracioniste ndaj të porsalindurit të pafajshëm u bë të Shtunën, me publikimin, nga Downing Street, të një fotografie që përshkruante çiftin e famshëm dhe Wilfredin e tyre.

Ajo që çmendi komplotistët përsa i përket moshës sekrete të fëmijës ishte një detaj i imazhit: dimensionet “anormale” te foshnjës.

Në foton, në të cilën Wilfred është në krahët e nënës së tij, foshnja duket se është “jashtëzakonisht i madh” në krahasim me moshën e tij. Dimensionet e treguara ne foton e cituar duken veçanërisht si ato të një fëmije të paktën një vjeç.

Një detaj tjetër i fotografisë që kontribuoi për të ushqyer sugjestionet konspiracioniste ishin “flokët e dendura” të Wilfred. Në imazhin e përhapur nga Downing Street, fëmija shfaqet në fakt me një koke pothuajse me më shumë flokë se ajo e babait Boris.

Disa nga hipotezat që qarkulluan në internet pas publikimit të fotove akuzojnë kryeministrin britanik se ka bërë te duket si fëmijen e tij nje “fëmijë surrogat“,me qëllim që të fshehë faktin se nuk kishte asnjë të porsalindur në shtëpinë Johnson.

Sugjerime të tjera, mbështesin përkundrazi se foshnja e Kryeministrit me të vërtetë ekzistonte, por do kishte dalë në dritë shumë më herët dhe do të mbahej deri tani sekret, pasi BoJo nuk ishte ndarë ende nga gruaja në kohën e lindjes së Wilfred.

Gjuetia për prova të natyrës se tarokuar të fotos inkriminuese vazhdon, me përdoruesit e Internetit te Madhërisë së Tij qe përpiqen të identifikojnë detajin vendimtar për të çmontuar përfundimisht imazhin e çiftit të lumtur Johnson.

VERITAS.COM.AL/