Një sondazh i ri i ‘The Chicago Council on Global Affairs’ tregon se më shumë se 60 për qind e amerikanëve mbështesin përdorimin e trupave amerikane në konflikt nëse Koreja e Veriut pushton Korenë e Jugut.

The CCGA tha se 62 % e personave që u pyetën mbështesin dislokimin e forcave të Shteteve të Bashkuara në skenar, e krahasuar me 47% që iu përgjigjen kësaj pyetjej me të njëjtën mënyrë në vitin 2014 dhe 2015.

Sondazhi i këtij viti shënon shifrën se më shumë se 60% që mbështesin ndërhyrjen e forcave të Shteteve të Bashkuara, për herë të parë që nga fillimi i aktivitetit të qendrës së polleve CCGA.

Studimi gjithashtu tregon se rreth 90 % e të intervistuarve besojnë se Koreja e Veriut nuk do të lejohet që të prodhojë armë bërthamore.

Shtetet e Bashkuara imponuan saksione më të ashpëra kundër Koresë së Veriut javën e kaluar. Rreth 75 % e të intervistuarve nga ky poll- center thanë se programi bërthamor i Koresë së Veriut është një kërcënim kritik përballë Amerikës.

Veritas.com.al/