Një studim i kohëve të fundit mbi sjelljet e europianëve përkundrejt migrimit Islamik ka zbuluar se 55 përqind e europianëve në dhjetë shtete të ndryshme kërkojnë të ndalohet migrimi nga pjesa më e madhe e shteteve Islamike.
Ky studim u krye nga Chatham House, Instituti Mbretëror i Punëve Ndërkombëtare, dhe mbikëqyri sjelljet Europiane kundrejt migrimit Islamik në Britaninë e Madhe, Belgjikë, Gjermani, Greqi, Poloni, Itali, Hungari, Francë, Austri dhe Spanjë. 10,000 personat e mbikëqyrur u pyetën nëse bienin dakord me shprehjen, “Të gjithë lëvizjet migratore që vijnë nga shtete Islamike duhet të ndalohen me ligj”.
Përveç Spanjës (41 përqind) dhe Britanisë së Madhe (47 përqind), shumica e popullsisë në çdo shtet të lartpërmendur donin ta ndalonin hyrjen e imigrantëve Myslimanë.
Kundërshtia më e madhe ndaj migrimit Islamik erdhi nga Polonia, me 71 përqind që bien dakord me një ndalim të plotë të migrimit Islamik. Pas saj qëndron Austria (65 përqind), që në fillim ishte shteti që i mirëpriste lëvizjet migratore atëherë kur kriza migratore sapo kishte filluar. Ndërkohë që kriza vazhdonte, ish qeveria e Chancellor Ëerner Fayman u rrëzua dhe qeveria pasardhëse e drejtuar nga Christian Kern ka ndërmarrë reforma më të hekurta përkundrejt migrimit.
Hungarezët, të cilët, së bashku me Poloninë, kanë marrë një masë anti-migratore të fortë vijnë të tretët në renditje me 64 përqind, në të njëjtin nivel me Belgjikën. Rezultati Hungarez nuk ishte gjithaq surprizues, pasi kryeministri hungarez Viktor Orbán ka theksuar shpeshherë rëndësinë e mbajtjes së karakterit katolik në Europë.
Belgjika, e cila ka një popullatë të madhe Islamike, veçanërisht në zonat e Brukselit, si Molenbeek, ka dhënë rezultate shokuese. Belgjika gjithashtu ka patur probleme të mëdha me aktet terroriste Islamike gjithnjë e në rritje.
Ndërkohë që mbështetja ndaj këtij ligji që ndalon myslimanët vjen kryesisht nga të djathtët, raporti nënvizon se një e treta e personave që e konsiderojnë veten si të majtë gjithashtu do ta mbështesnin këtë ligj.
Veritas.com.al/