Një aksident tragjik për nga çdo kuptim ak ndodhur sot në Milot. Një auto-ambulancë vinte me urgjencë nga Mati për në Spitalin e Tiranës. Policia e ka indetifikuar automjetin me targat AA 948 DH, ndërsa drejtuesin e tij me inicialet e emrit Q.B.
Po sipas Policisë, Auto- ambulanca është përplasur me një mjet tjetër, aq sa të mënjanohej dhe të binte mbi një ledh inertesh. As drejtuesi i mjetit, as e sëmura nuk kanë pësuar gjë. Por është vënë re se ishte dëmtuar djali 42 vjeçar që shoqëronte nënën e tij të sëmurë.
Djali me inicialet- sipas Policisë- A.D është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por…, fatkeqësisht nuk ka mbërritur dot i gjallë në Tiranë. Ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Për në spitalet e Tiranës ishte dërguar e ëma, por gjatë rrugës ndërruan vendet. Më shpejt mbërriti i biri që e shoqëronte, por fatkeqësisht i pajetë.
Veritas.com.al/