Idetë dhe ngarkesat emocionale me shpresë i bëjnë shumë njerëz që të besojnë në drejtësi, ose edhe në mrekullinë se kur kanë të drejtë mund të fitojnë gjyqe. Sigurisht që është një gjë e mirë, por jo realiste.

Kështu mendoi edhe Rovena Gashi, ish- drejtore Drejtorie në Prokurorinë e Përgjithshme, e larguar nga detyra prej një urdhri nga prokurorja e përgjithshme Arta Marrku. Vetëm pas pak ditësh ajo e dërgoi çështjen në Gjykatën Administrative.

Padia e prokurores Rovena Gashi kundër shefes së saj të re, Arta Markut nuk u pranua nga Gjykata Administrative. Gashi pretendoi se shkarkimi i saj si Shefe e Sektorit të Dekriminalizimit ishte i pabazuar në ligj dhe për këtë iu drejtua me një padi gjykatës.

Por padia e Gashit është rrëzuar duke e lënë tashmë përfundimisht prokurore të thjeshtë në Prokurorinë e Përgjithshme.

Largimi i çiftit Gashi-Gina (dy bashkëshortët që u shkarkuan nga Arta Marku) o shoqërua me padinë e këtyre të dyve për Prokuroren e re të Përgjithshme të Përkohshme.

Veritas.com.al/